Të pasurve do t’u kërkohet të hanë më pak mish gjatë viteve të ardhshme.
OKB-ja dhe Organizata e Ushqimit FAO, pritet të publikojnë planin ushqimor për samitin e COP28 muajin e ardhshëm, ku një ndër pikat është limitimi i sasisë së mishit që konsumohet, kryesisht na vendet e pasura. Vendet e varfëra duhet të “pasurojnë” kopshtet e tyre.
Nga prodhimi në ferma tek pirunjtë, sistemi ushqimor prodhon 1/3 e gazeve serrë në botë. Kontrolli i konsumit të mishit dërgon një mesazh të qartë tek qeveritë, por politikanët e vendeve të pasura nuk duan që të ndryshojnë sjelljen konsumatore, sidomos kur bëhet fjalë për reduktimin e të mirave.
“Nëse nuk zgjidhim këtë, nuk do të zgjidhim dot as problemet klimatike. Problemi kryesor është mbikonsumi”, thotë Dhanush Dinesh, nga kompania Clim-Eat.
Sipas të dhënave të FAO-s, një amerikan ha mesatarisht 127 kg mish në vit, krahasuar me 7 kg në Nigeri dhe 3 në Republikën e Kongos. Komisioni propozo që njerëzit të mos hanë më shumë se 15.7 kg në vit.
Agjencia e OKB-së me bazë në Romë, e cila ka për detyrë të përmirësojë sektorin bujqësor dhe ushqimin, po përpiqet të arrijë një ekuilibër midis ndryshimeve klimatike dhe sigurisë ushqimore për një popullsi globale në rritje. Pra, përveç thirrjes për konsum më të ulët të mishit për të ushqyer njerëzit e botës, plani gjithashtu do të inkurajojë fermerët në vendet në zhvillim të rrisin produktivitetin e bagëtive të tyre dhe të krijojnë një furnizim më të qëndrueshëm.
Sipas FAO, rekomandime të tjera do të përfshijnë çështje që lidhen me mënyrën se si fermerët përshtaten me motin gjithnjë e më të parregullt për t’u marrë me burimet kryesore të emetimeve si mbetjet ushqimore dhe humbjet pas vjeljes ose përdorimin e plehrave. Plani do të shtrihet në tre pjesë gjatë viteve të ardhshme, të cilat përfundimisht do të përfshijnë rekomandime specifike për vendin. /Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.