Nga Gazeta ‘SI’ – Deri në shtator të këtij viti në Shqipëri janë miratuar 1.299 leje ndërtimi në një sipërfaqe prej 1.52 mln m2. Më shumë se gjysma e kësaj hapësire, i përket Tiranës, 988 mijë m2.
Krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i lejeve është rritur por sipërfaqja është ulur. Deri në shtator 2022, sipërfaqja e ndërtimeve të reja ishte 2.1 mln m2.
Vetëm në tremujorin e tretë 2023 janë dhënë 361 leje ndërtimi, 92 më shumë se e njëjta periudhë e 2022-shit. Njëkohësisht, edhe sipërfaqja e dhënë për këto leje është rritur, nga 418 mijë m2 tremujorin e një viti më parë në 455 mijë këtë vit.
Sipas Instat, vlera e parashikuar për këto ndërtime rezulton 18.9 mld lekë dhe është më e ulët se e vitit të shkuar, me 21.6 mld lekë.
Në numër lejesh, janë dhënë më shumë për ndërtimin e banesave një kat, 137 të tilla, por në sipërfaqe, pallatet kanë marrë pjesën më të madhe, rreth 180 mijë m2.
Nga këto ndërtime, rreth 330 mijë m2 do të jenë në Tiranë, për 100 leje, ndjekur nga Durrësi me 67 mijë m2 ndërtime për 125 leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.