Nga Gazeta Si - Ish-minisri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është nën akuzë nga SPAK për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me koncensionin e sterilizimit.
SPAK publikoi njoftimin të shtunën ndërsa vendimi nga GJKKO ndaj Ilir Beqaj është marrë që të enjten.
Pas kërkesës së SPAK, GjKKO ka vendosur për masën detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, si person nën hetim.
Sipas vendimi të GJKKO, Ilir Beqaj urdhërohet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
Ilir Beqaj urdhërohet gjithashtu të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
Atij i është ndaluar përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.
Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023).
SPAK njofton se hetimet ndaj tij vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.
Ilir Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik të Koordinimit të Ndihmës, nën varësi të Kryeministrit, një strukturë më e rëndësishme se një Ministri në qeverinë Rama. (Beqaj u dorëhoq pasditen e kësaj të shtune pas njoftimit publik të SPAK për masën ndaj tij).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.