Grupimi Bardhi-Berisha që përfaqësojnë shumicën e deputetëve në opozitë kanë paralajmëruar se në fillim jave, kur do të votohet në parim projektbuxheti, nuk do të ketë punime normale të Kuvendit.
Ndërsa në lojë është futur edhe mundësia e grevës së urisë nga disa deputetë, Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashës ka paralajmëruar se aksioni i saj do të jetë gjetkë, me saktë Kuvendi i të hënës do të trajtohet prej tyre si një seancë e zakonshme e kalimit të projektbuxhetit ku opozita paraqet amendamentet e saj nëse ka.
“… Jam sot këtu për të dhënë lajmin se Partia Demokratike ka dorëzuar 8 amendamente lidhur me këtë buxhet në Kuvendin e Shqipërisë. Amendamente të cilat do të lançohen në ditët dhe orët në vijim nga secili deputet që ka bërë amendamentin duke përmbyllur në këtë lloj forme propozimet e Partisë Demokratike. Në fakt ky është një projekt-buxhet i cili jo vetë ka një vlerë goxha të lartë, rreth 7 miliardë euro, por ajo që bën përshtypje është fakti se ku shkojnë këto para. Dhe ajo që bën akoma më përshtypje, se si sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare lihen jashtë vëmendjes, sikurse është bujqësia, sikurse është shëndetësia apo sikurse është arsimi…”, tha Agalliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.