Nga Gazeta ‘SI’ – Një tjetër draft ka mbërritur për konsultim dhe është tërësisht një risi për Shqipërinë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozon që çdo produkt me ndikim në energji që tregtohet në Shqipëri të etikohet me informacione mbi eficiencën energjetike dhe konsumin. Kështu, blerësit, thekson MIE, mund të zgjedhin produkte bazuar në performancën e tyre energjetike, me qëllim reduktimin e konsumit të tyre të energjisë.
Në draft theksohet se produktet për të cilat bëhet fjalë specifikisht dhe se do të përcaktohen me akte nënligjore, por bëhet fjalë për ato që gjatë përdorimit kanë një ndikim të rëndësishëm, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, mbi konsumin e energjisë.
“Si rezultat i zhvillimit të produkteve gjithnjë e më efiçente në energji, klasat e energjisë të përcaktuara në legjislacionin në fuqi A (A+, A++ dhe A+++) në etiketat e produkteve në treg do të ndryshohen. Rregullorja e re BE-së për etiketimin e energjisë përcakton një shkallë të re krahasuese për klasat e energjisë nga A (më efikase) në G (më pak efikase)”, sqarohet në
Përjashtim, sipas dokumentit bëjnë mjetet e transportit dhe produktet e përdorura.
Tregtarët/prodhuesit duhet të përdorin etiketën që vendos ligji dhe asnjë tjetër, si edhe pozicionin ku do të vendoset në produkt. Etiketat për produktet do të mund të mbahen për rreth 15 vite dhe më pas duhet të rinovohen.
Autoritetet për mbikëqyrjen e tregut do të kenë përgjegjësi kontrollin e etiketave dhe për çdo shkelje apo ripërsëritje gjobat do të jenë nga dhjetëfishi i çmimit të produktit deri në tridhjetfish.
Projektligji është derivat i planit kombëtar për energjinë dhe është përgatitur në mbështetje të Planin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2022-2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.