Gazeta Si – Lista e Kombëtares për ndeshjet kualifikueseve të Euro 2024 me Moldavinë dhe Ishujt Faroe ka ndryshuar. FSHF njofton se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për këto dy ndeshje për shkak dëmtimi.
Ai u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun me Kluzhin, por u paraqit në grumbullimin e Kombëtares, duke kryer kontrollet mjekësore. Pas rezonancës magnetike është mësuar se Ajeti ka dëmtuar muskujt e kofshës së majtë dhe i duhen disa ditë ka nevojë për disa ditë pushim.
Trajneri Silvinjo ka thirrur mbrojtësin Jon Mersinaj, i cili luan në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit. Mbrojtja kuqezi ka edhe mungesën e Enea Mihajt po për shkak dëmtimi. Ta gatshëm janë Gjimshiti, Ismajli dhe Veseli. Grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes së sotme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.