Kombetarja

Arlind Ajeti mungon për shkak dëmtimi, Silvinjo thërret Jon Mersinajn

Gazeta Si - Lista e Kombëtares për ndeshjet kualifikueseve të Euro 2024 me Moldavinë dhe Ishujt Faroe ka ndryshuar. FSHF njofton se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për këto dy ndeshje për shkak dëmtimi.

Ai u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun me Kluzhin, por u paraqit në grumbullimin e Kombëtares, duke kryer kontrollet mjekësore. Pas rezonancës magnetike është mësuar se Ajeti ka dëmtuar muskujt e kofshës së majtë dhe i duhen disa ditë ka nevojë për disa ditë pushim.

Trajneri Silvinjo ka thirrur mbrojtësin Jon Mersinaj, i cili luan në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit. Mbrojtja kuqezi ka edhe mungesën e Enea Mihajt po për shkak dëmtimi. Ta gatshëm janë Gjimshiti, Ismajli dhe Veseli. Grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes së sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë