Nga Gazeta ‘SI’- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka bllokuar 112 kg produkt djathë bebe të shkrirë si dhe ka gjobitur subjektin me vetëm 100 mijë lekë.
Sipas njoftimit, kompania që e prodhonte atë nuk ka deklaruar në etiketë se ka në përbërje vaj palme, produkt i dëmshëm për konsum.
AKU thotë se do të vijojë me kontrolle të mëtejshme.
Njësoj si me raste të tjera të ngjashme, as këtë herë AKU nuk ka bërë të ditur emrin e kompanisë, por sipas disa mediave bëhet fjalë për një kompani vendase. Po ashtu, Autoriteti nuk thekson se nga tregu janë hequr të gjitha sasitë e nxjerra për shitje dhe as për asgjësimin e tij.
Një tjetër informacion që mungon është ai i masës së vajit të palmës në këtë produkt, për të cilën ka një normë, që nëse kalohet përbën shkelje. Mashtrimet me ushqimet, në Shqipëri janë vepra të dënueshme me heqje lirie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.