Drejtësia

Vdekja në fushë e Duamenas/ Prokuroria e Durrësit nis hetimet, merr në pyetje mjekët e Egnatias

Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena i cili pësoi atak kardiak në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit të shtunën në stadiumin e Rrogozhinës.

Autopsia pritet të dalë në vijim për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes.

Janë sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të lojtarit në FSHF apo në klubin e Egnatias.

Janë pyetur mjekët që kanë asistuar në analizat e tij të cilët janë shprehur se analizat qe prej janarit kur ai ishte në vendin tone kanë dale sipas normave të lejuara.

Është bërë edhe kontrolli për protokollin dhe kohën e reagimit të mjekëve dhe autoambulancës dhe sipas hetimeve çdo gjë ka qenë në kohë pavarësisht se jeta e 28 vjeçarit nuk u shpëtua dot.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë