Ne rrjet

Një nga krerët e Hamasit “kthehet” nga bota e vdekurve: Ekspert i rrëmbimeve, prej një dekade i fshehur në tunelet nën Gaza

Oficerë të shërbimeve inteligjente izraelite besojnë se një lider i Hamasit, i cili supozohej i vdekur është gjallë dhe organizoi sulmet terroriste të 7 tetorit nga një rrjet tunelesh në Gaza.

Mohammed Sinwar u shpall i vdekur në vitin 2014 nga Hamasi, i cili publikoi një imazh të tij të shtrirë në një shtrat me gjak.

Por në realitet, me sa duket, ky ka qenë vetëm një rreng që synonte ta mbronte atë nga tentativat izraelite për ta eleminuar. Tani, ai konsiderohet si një nga katër figurat kryesore palestineze pas sulmeve ndaj Izraelit ku t vranë 1400 njerëz.

“Ai ka qenë me 100 për qind siguri, një nga anëtarët e ekipit kryesor që planifikoi 7 tetorin”, tha për “Telegraph” një ish-shef kundër terrorizmit të Mossad (shërbimi inteligjent izraelit).

“Në udhëheqjen ushtarake tani ai është shumë i rëndësishëm”, tha burimi.

“Ai është i shtati në listën e të kërkuarve, krahas krerëve të tjerë si Mohammed Deif, Marwan Issa dhe Tawfiq Abu Naim. Ai është një figurë e rëndësishme dhe është ende gjallë”.

Mohammed Sinwar u shpall i vdekur në vitin 2014 nga Hamasi, i cili publikoi një imazh të tij të shtrirë në një shtrat me gjak
Këtë javë fotografia e Mohammedit u shfaq së bashku me atë të vëllait të tij gjatë një konference nga ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant

Mohammed Sinwar është vëllai më i vogël i Yahya Sinwa, lideri i Hamasit në Gaza dhe terroristi më i kërkuar i Izraelit.

Ai ndihmoi në lirimin e vëllait të tij të madh nga një burg izraelit gjatë një shkëmbimi të të burgosurve në vitin 2011 dhe konsiderohet si një ekspert në përdorimin e rrëmbimeve për të siguruar lirimin e të burgosurve, sipas Ronen Solomon – një analist i inteligjencës dhe autor i blogut “Intelli Times”.

Solomon shprehet se aktualisht ka një sekret aq të madh përreth figurës së Mohammed Sinëar, saqë as banorët e Gazës nuk e njohin atë.

“Gjatë dy dekadave të fundit, ai u mbijetoi gjashtë tentativave për vrasje”, tha Salomon.

Këtë javë fotografia e Mohammedit u shfaq së bashku me atë të vëllait të tij gjatë një konference nga ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant.

Ai nuk e përmendi atë me emër ose nuk e përshkroi përfshirjen e tij në sulmet e tetorit.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur dje se nuk do të ketë armëpushim në luftën kundër Hamasit derisa të gjithë pengjet të kthehen.

Duke diskutuar mbi luftën në një konferencë shtypi nga Tel Avivi, Netanyahu tha se Izraeli “nuk do të ndalet derisa të përfundojmë misionin tonë” dhe se qëllimi i tij i vetëm është të fitojë.

Ai tha se Hamasi ka ‘humbur kontrollin’ në Gaza dhe tani nuk ka ‘nuk ka vend për t’u fshehur’.

Mohammed Sinwar është vëllai më i vogël i Yahya Sinwa, lideri i Hamasit në Gaza dhe terroristi më i kërkuar i Izraelit

Netanyahu tha se ai ka ende kontakte të përditshme me presidentin amerikan Joe Biden dhe gjithashtu ka ‘mbështetjen politike dhe etike’ të administratës amerikane.

“Shumë liderë botërorë kanë ardhur për të vizituar Izraelin për të treguar mbështetje, por ka pakica që i bëjnë presion qeverive”, tha ai.

Netanyahu u bëri thirrje qeverive që ‘të mos i dorëzohen këtij presioni’, ndërsa shtoi se “lufta jonë është edhe lufta e tyre”.

“Asnjë presion ndërkombëtar, asnjë akuzë e rreme… nuk do të na devijojë nga kauza jonë”, tha ai.

Duke refuzuar thirrjet për një armëpushim, ai tha: “Nëse doni paqe, ne duhet të eliminojmë Hamasin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë