Nga Gazeta ‘SI’ – Në 9 muajt e parë të vitit, në Shqipëri u prodhua 6.7 mln megavat, duke kaluar edhe nevojën për konsum. Kushtet e mira hidrike gjatë kësaj periudhe lanë pak vend për import të energjisë. Për të njëjtën kohë, konsumi ishte 5.88 milionë MWh.
Nga kjo sasi, më shumë se 4 mln ishin prodhim i KESH dhe pjesa tjetër nga privatet, duke rritur kështu ndjeshëm peshën e prodhuesve shtetërore në sektor.
Më shumë se 2 mln megavatorë u vunë në dispozicion të konsumatorëve familjarë, me një rënie të lehtë nga një vit më parë, por në raport mujor konsumi i klientëve familjarë ka pasur rritje të dukshme edhe gjatë muajve të verës.
Gjatë periudhës janar-shtator 2023, OSHEE ka arkëtuar rreth 60 mld lekë. Edhe arkëtimi i kamatvonesave duket të ketë qenë më efektiv këtë vit, duke iu afruar vlerës së 1 mld lekëve, kur para një viti ishte 700 mln. Nga ana tjetër, OSHEE është përballur me një rritje të numrit të debitorëve gjatë këtij viti, shumica e të cilëve janë familjarë.
Ndonëse në raport 9-mujorësh numri i konsumatorëve është më i lartë, brenda këtij viti ka pasur një rënie të numrit të tyre me rreth 3 mijë klientë.
Një rritje të dukshme ka pasur edhe energjia e prodhuar nga dielli, por që mbetet ende e vogël ndaj totalit, rreth 65 mijë megavat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



