Mbledhja e Komisionit të Sigurisë u zhvendos të martën në korridoret e Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e opozitës dhe ata të Partisë Socialiste u përfshinë në debate në lidhje me kërkesën bazike të PD-së për ngritjen e komisioneve hetimore.
Deputeti socialist, Vullnet Sinaj u kërkoi kolegëve të opozitës që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ndërsa këta të fundit thanë se ngritja e këtyre komisioneve bëhen në zbatim të vendimit të mëhershëm të kësaj gjykate.
Debati
Vullnet Sinaj: Nuk mund të bëhet Parlamenti gjykatë.
Lefter Gështenja: Sapo tha Dumani që nuk cenon fare hetimin. Ne rekomandojmë komisionet hetimore. A e dëgjove kryeprokurorin dje.
Vullnet Sinaj: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shpjegojë Kushtetutën
Lefter Gështenja: Ne kërkojmë respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Vullnet Sinaj: Në vend që të rrini këtu të na pengoni drejtohuni Gjykatës Kushtetuese.
Lefter Gështenja: Keni një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pse nuk e nxirrni
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.