Nga Gazeta ‘Si’-Parlamenti i Kanadasë pranoi për shqyrtim projektligjin për shpalljen e muajit nëntor si “Albanian Heritage Month” (Muaji i Trashëgimisë Shqiptare) në të gjithë Kanadanë, si një gjest për të njohur dhe festuar arritjet dhe kontributin që shqiptarët japin në të gjitha aspektet e jetës në Kanada.
Propozimi u bë nga deputeti liberal Yvan Baker (Etobicoke Centre) me mbështetjen e deputetes liberale (Toronto-Danforth) Julie Dabrusin.
Stating that it would provide another chance for Albanian Canadians & all Canadians to say "Jam krenar qe jam shqiptar" (I am proud to be Albanian), 🇨🇦 MP Baker introduces the Albanian Heritage Month Act.
— Admirim (@admirim) November 4, 2023
The bill designates November as Albanian Heritage Month annually in 🇨🇦. pic.twitter.com/Zh9urMrMpw
“Shpresoj që të gjithë anëtaret e parlamentit ta mbështesin këtë ligj. Kanadaja është shtëpia e shumë shqiptarëve, kontributi i tyre është i shpërndarë në çdo anë të vendit, në shumë fusha, ekonomi, shoqëri, art kulturë etj. Dhe ky ligj, nëse miratohet do të na japë një mundësi për të kremtuar muajin e trashëgimisë shqiptare, do të na japë një mundësi për të kremtuar kontributin e shqiptarëve dhe do t’u jepte shqiptaro-kanadezeve por edhe kanadezëve një tjetër shans për të thënë ”Jam krenar që jam shqiptar”.
Deri në miratim ky ligj do të duhet të kalojë në disa lexime dhe debate dhe në fund të njihet si i vlefshëm edhe nga Guvernatori. Procesi është i ngjashëm me atë të Ligjit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, i cili është në fuqi qysh prej 8 dhjetorit 2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



