Nga Gazeta ‘SI’ – Shoqata Kombëtare e Ndërmjetsve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë, NAREA ka treguar se dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, do ta ndihmojë atë të tërheqë më shumë investime të huaja në sektori real estate.
Po ashtu, NAREA shton se kjo lëvizje do të shtojë mobilitetin dhe qëndrueshmërinë në këtë treg, me anë të mekanizmave parandalues të pastrimit të parave.
“Nëpërmjet këtij vlerësimi pozitiv, vijnë dhe incentivat për shëndoshjen e ekonomisë shqiptare nëpërmjet flukseve legjitime në sektorët e Real Estate dhe atë të Turizmit, duke rritur kështu ecurinë drejtë qëndrueshmërisë në këtë trend pozitiv të luftës ndaj pastrimit të parave. Sektori i Pasurive të Paluajtshme, së bashku me sektorë të tjerë, të lidhur mes tyre ngushtësisht, është thelbësor në ekonominë e Shqipërisë dhe do të vazhdojë të jetë promotor zhvillimi”, thotë shoqata në reagimin e saj për shtyp.
Për ndërkombëtarët, por edhe për vetë strukturat vendase, tregu imobiliar ka qenë një ndër fushat e ekspozuara ndaj pastrimit të parave. Sipas ekspertëve, pikërisht nga ky aktivitet ndodhi dhe rritja aspak natyrale e çmimeve të pronave.
Shqipëria doli nga lista gri gjatë javës së shkuar, duke mos u cilësuar më si një ambjent me rrezik të lartë për larje parash, sipas vlerësimit të mekanizmave europiane, Moneyval.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



