Nga Gazeta ‘Si’-Censi i Popullsisë dhe Banesave është shtyrë deri në datën 15 nëntor.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, e cila theksoi se procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit në Tiranë, Durrës, Kurbin dhe Krujë.
Dhuli argumentoi se aktiviteti i censit të popullsisë dhe banesave ka pasur ecuri pozitive, ndërsa theksoi se 5240 anketues kanë trokitur nëpër shtëpi.
Shkaqet e shtyrjes së procesit janë sipas saj rikontaktimi më shumë se 3 herë në banesat pa kontakt, refuzimet apo distancat e largëta dhe ndërtimet e reja dhe ato në zonat e prekura nga tërmeti, që janë identifikuar gjatë punës në terren nga anketuesit e INSTAT.
Sipas Dhulit 3% e zonave në të gjithë territorin nuk janë numëruar.
“Procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit si Tiranë, Durrës, Kurbin, Krujë dhe ndonjë zonë tjetër që ka zona në distanca të largëta. Nuk ka asnjë gjobë për informacione të rreme. Kemi shkuar me shumë se 3 herë nëpër shtëpi” tha ajo në një deklaratë.
Censi ishte parashikuar të mbaronte në 31 tetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



