Gazeta Si – Një mburojë amerikane rreth Izraelit, e përforcuar me kalimin e ditëve si përgjigje ndaj kërcënimeve në rritje nga boshti Iran-Hezbollah-milici shiite.
Elementi i parë përfaqësohet nga aeroplanmbajtësja “Ford” që lundron në Mesdheun Lindor, diku në jugperëndim të Qipros, duke u përpjekur të qëndrojë përtej rrezes së raketave kundër anijeve të furnizuara për guerilët libanezë.
Në krah të tij është një mjet detar shoqërues me aftësi kundërajrore dhe raketore, e aftë për të goditur në distanca të gjata.
Mbi 80 avionëve të saj do t’i bashkohet i njëjti numër kur të mbërrijë aeroplanmbajtësja “Eisenhower”. Kështu, do të bëhen dy “shtylla” me aftësi të mëdha.
Ditët e fundit Pentagoni ka shtuar praninë e avionëve luftarakë në disa baza në rajon: “Shqiponjat F15” u transferuan në Muwaffaq Salti, në Jordani, të ndjekura edhe nga “A 10” për mbështetje taktike.
Këta avionë mund të ndërhyjnë nëse fraksionet pro-iraniane përpiqen të sulmojnë postat e shumta të SHBA-së në Siri, të krijuara në mbështetje të aleatëve lokalë, por edhe për të frenuar zgjerimin e pranisë ushtarake iraniane.
Avionë lufatarëkë të tjerë janë ridislokuar në Gjirin Persik: Shtetet e Bashkuara kanë komandën e Flotës së Pestë në Bahrein dhe disponueshmërinë e bazës “al Udeid”, në Katar.
Baza të tjera janë në gatishmëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Për sa kohë që emirët nuk i pengojnë, edhe pse përfshirja e drejtpërdrejtë e ajatollahëve do t’i alarmonte ata.
Ditët e fundit ka pasur shenja formale të tensionit, megjithatë dyshimet themelore dhe konfliktet e vjetra mbeten.
Për disa vëzhgues, ofensiva e Hamasit u përpoq të bllokonte shkrirjen Riad-Jeruzalem. Uashingtoni më pas urdhëroi Njësinë e 26 të Ekspeditës Detare të lëvizte drejt brigjeve të shtetit hebre.
Në bordin e Batan dhe njësive të tjera, ka rreth 2 mijë marinsa, helikopterë dhe automjete. Task-forca ishte “roje” në Gjirin e Omanit dhe për këtë arsye i duhen disa ditë për të qenë plotësisht funksionale.
Dy mijë ushtarë amerikanë janë në gatishmëri dhe gjithashtu mund të bazohen në Izrael me detyra të ndryshme: burimet zyrtare flasin për ndihmë në logjistikë, mbështetje mjekësore dhe çfarë mund t’i duhet aleatit.
Një përsëritje e kohës, kur Shtetet e Bashkuara, në vitin 1991, vunë në dispozicion bateritë “Patriot” për të kapur raketat “Scuds” të nisura nga Saddam Husseini i Irakut.
Mbështetje intensive u sigurua me të paktën një duzinë aeroplanësh mallrash “C 17”, që kalonin midis depove amerikane dhe izraelite me ngarkesa me bomba precize për avionët, municione për sistemet e raketave dhe komponentët.
Ka dy terminale: aeroporti “Ben Gurion” në Tel Aviv dhe pista “Nevatim”. Në hapësirën ndërkombëtare midis Turqisë dhe Izraelit, janë funksionalë dronët e zbulimit, avionët e luftës elektronike dhe avionët radar.
Këto mjetem fshijnë, siç thonë në zhargonin ushtarak, kuadrantin, kapin dhe monitorojnë.
Ato janë rojet e qiellit, mund të japin alarmin për lëvizje të papritura. Aktiviteti është paralel me atë të pajusjeve izraelite: forcat ajrore kanë pasur gjithmonë pajisje të fuqishme dhe të sofistikuara (harta nga @ameliairhear rindërton “rrugët”).
Ndërkohë, britanikët iu bashkuan patrullës me një komponent ajror-detar dhe dy “qendrat” qipriote: në Akrotiri dhe me stacionin e dëgjimit në malet Toodros.
Forcat speciale dhe njësitë e inteligjencës amerikane hynë në skenë në orët pas masakrës, ato u sollën urgjentisht për të ndihmuar shërbimet inteligjente izraelite, Mossad, Shin Bet dhe Aman në gjurmimin e militantëve, identifikimin e kërcënimeve të mundshme dhe shfrytëzimin maksimal të antenave të tyre.
Megjithatë, duke pasur parasysh mësimin dramatik të 7 tetorit, me teknologjinë e murit të kapërcyer nga Hamasi falë taktikave të modës së vjetër dhe armëve me kosto të ulët falë pajisjeve të papërshtatshme të ushtrisë.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



