Ne rrjet

Sovranistët janë partia e parë në Poloni, por fronti pro-europian mund të ketë shumicën (dhe të qeverisë)

Gazeta Si – Qendrat e votimit janë mbyllur në Poloni, ku u votua për të zgjedhur, për 4 vitet e ardhshme, 460 anëtarët e Sejmit, Dhoma e Ulët e Parlamentit dhe 100 anëtarët e Senatit.

Sfida është mes kryeministrit në largim Mateusz Moraëiecki dhe ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Rreth 30 milionë qytetarë u thirrën në kutitë e votimit për zgjedhjet parlamentare.

Sipas exit poll-eve të para, sovranistët e Pis-it janë të parët me 36.8%, por pro-evropianët e Tusk-ut kanë menjëherë shumicën e vendeve.

Sipas mediave lokale, tre partitë opozitare të kryesuara nga Donald Tusk do të kontrollojnë shumicën e Dhomës së Ulët të parlamentit polak me 248 deputetë, krahasuar me 200 që do të ketë partia në pushtet.

Sipas exit polle-ve, partia ‘Ligji dhe Drejtësia’ (Pis) e udhëhequr nga sovranisti Jaroslav Kaczinski do të marrë 200 vende, më shumë se 163 që do t’i shkonin ‘Koalicionit Qytetar’ të Tusk.

Rezultati i zgjedhjeve u pranuar dhe nga Kazinski që u shpreh se e ka të vështirë që mbajnë pushtetin, ndërsa Tusk deklaroi se sot fitoi demokracia në Poloni.

Lideri i partisë në pushtet, Jarosław Kaczyński, ka thënë se do të presin për rezultatet më të fundit.

Formimi i qeverisë në Poloni pritet të marrë shumë kohë. Rezultati përfundimtar nuk pritet të dalë deri të martën.

Partia PiS është përballur me rënie të popullaritetit për shkak të menaxhimit të inflacionit të lartë, për çështjet e migrimit dhe për qëndrimin ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sakaq, tre partitë opozitare të qendrës, Koalicioni Qytetar i Donald Tusk, Kristian Demokratët e Rrugës së Tretë dhe e Majta kanë 248 vende të kombinuara në parlamentin prej 460 anëtarësh, krahasuar me 212 vende për PiS dhe Konfederatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë