Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet, disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike, në datat 16-18 tetor. Sipas OSHEE, punimet dhe stakimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-16:00.
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 16-18 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Ndroq dhe NST Dinamo.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
Në 16 tetor: pjesërisht fshatrat Ndroq, Pinet, Barzëz, Zhurije, Pezë e Madhe, Pezë e Vogël, Pezë Helmas, zona “Xhevdet Mancaku”
Në 17 tetor (nga 09:00-14:00): pjesërisht zona e Laprakës (pas spitalit të Traumës), rruga “Don Bosko”, (tek ish-parku i autobusëve), zona e “Josif Pashkos”
Në 18 tetor: Pjesërisht rruga “Jordan Misja”, Bathorja, Paskuqani
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



