Gazeta Si – Nëse Shqipëria merr rezultat pozitiv sot në ‘Air Albania’, atëherë kualifikimi për në Euro 2024 është thuajse i sigurt. Do të ishte një sukses i madh sportiv për Kombëtaren shqiptare, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit do të mbushte arkat.
Në lojë janë mbi 9 milionë euro. Kaq vlen vetëm pjesëmarrja në Gjermani 2024, është standard për të gjitha skuadrat. Më pas shpërblimet financiare të UEFA-s rriten në varësi të ecurisë së çdo skuadre.
Një fitore në fazën e grupeve të Euro 2024 vlen 1.5 milionë euro, kurse barazimi 750 mijë euro. Kalimi i grupeve i sjell çdo kombëtareje 2 milionë euro, ndërsa kalimi në çerekfinale 3.25 milionë euro të tjera dhe në gjysmëfinale 5 milionë euro.
Nga dy skuadrat finaliste të Euro 2024, 7 milionë euro shkojnë për humbësin dhe 10 milionë euro për fituesin.
Shqipëria për momentin duhet të bëjë gjithçka për kualifikimin në Europian dhe ato 9 milionë euro, që në këtë pikë ku kemi arritur, nuk duhen humbur kurrësesi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.