Menaxhim

Gjatë 8-mujorit në Shqipëri u prodhuan mbi 8 mln megavat energji. Rriten arkëtimet, por edhe debitorët

Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 6 mln megavat energji u prodhuan në Shqipëri gjatë 8 muajve janar-gusht, duke shënuar rritje të fortë nga një vit më parë. Nga kjo sasi, rreth 60% ishin prodhim i KESH dhe pjesa tjetër nga privatet, duke rritur kështu ndjeshëm peshën e prodhuesve shtetërore në sektor.   

Më shumë se 2 mln megavatorë u vunë në dispozicion të konsumatorëve familjarë, me një rënie të lehtë nga një vit më parë, por në raport mujor konsumi i klientëve familjarë ka pasur rritje të dukshme edhe gjatë muajve të verës.

Gjatë periudhës janar-gusht 2023, OSHEE ka arkëtuar rreth 4 mld lekë më shumë se një vit më parë, 55 mld. Edhe arkëtimi i kamatvonesave duket të ketë qenë më efektiv këtë vit, duke iu afruar vlerës së 1 mld lekëve, kur para një viti ishte 700 mln. Nga ana tjetër, OSHEE është përballur me një rritje të numrit të debitorëve gjatë këtij viti, shumica e të cilëve janë familjarë.

Ndonëse në raport 8-mujorësh numri i konsumatorëve është më i lartë, brenda këtij viti ka pasur një rënie të numrit të tyre me rreth 3 mijë klientë.

Një rritje të dukshme ka pasur edhe energjia e prodhuar nga dielli, por që mbetet ende e vogël ndaj totalit, rreth 59 mijë megavat.

Humbjet në rrjet kanë pasur një rritje prej 10 mijë megavatorësh, nga e njëjta periudhë 2022 në atë 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë