Gazeta Si – Pas një nate të gjatë feste, në mëngjes një lajm i hidhur për Juventusin. Duket vërtet sikur nuk ka paqe te ky klub. Një tjetër ngjarje jashtë fushe përfshin Juventusin dhe ka të bëjë me mesfushorin Nikolo Faxholi.
Lojtari i vitlindjes 2001 është hetuar nga Prokuoria e Torinos, sepse ka vënë baste në platforma ilegale. Kjo është e ndaluar nga kodi i drejtësisë sportive dhe nëse vërtetohet, do të shkaktonte minimumi një skualifikim prej 3 vjetësh dhe një gjobë prej 25 mijë eurosh e lart.

Lojërat e fatit nuk janë një vepër penale (është e ndaluar, nëse luhet në vende e platforma të paautorizuara nga shteti italian), por ka një nen për ndalimin “e drejtuesve, ortakëve dhe të federuarve në klubet që i parkësin sektorit profesionist që të luajnë baste direkt apo indirekt, që kanë si objekt rezultatet e ndeshjeve zyrtare të organizuara nga federata, FIFA dhe UEFA”.
Hetimi i Prokurorisë së Torinos, sipas ‘La Stampa’, ka nisur prej muajsh dhe për rrjedhojë është në dijeni edhe Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit. Materiali u është dërguar edhe përfaqësuesve ligjorë të lojtarit juventin më 30 gusht. Tani pritet të mësohet, nëse Faxholi ka vënë vërtet bast dhe për cilat ndeshje konkretisht. Nga këto përgjigje varet e ardhmja e tij si profesionist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




