Gazeta Si – Sirenat e alarmit për raketa nga Gaza kanë rënë sërish në Jerusalem. E ka bërë të ditur lajmin një zëdhënës ushtarak i Izraelit.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ndërkohë ka lëshuar një deklaratë të fortë. ‘Përgjigja e Izraelit ndaj Hamasit do të ndryshojë Lindjen e Mesme”, – ka thënë ai në një takim me kryebashkiakët e qyteteve izraelite në Rripin e Gazës. “Shteti, – ka shtuar ai, – nuk do të lërë asgjë pa bërë për t’iu nidhmuar”.

Për negociata mes palëve për momentin nuk bëhet fjalë. “Asnjë negociatë e mundshme për momentin me Izraelin”, – ka thënë një funksionar i Hamasit në Doha të Katarit.
Ushtria izraelite ka sulmuar pozicione të Hezbollah në Liban, pas infiltrimit të ushtarakëve në territoren e saj. Ushtria ka bërë me dije po ashtu se dy goditje me mortaja janë bërë nga Libani drejt Izraelit. Komuna e Kiryat Shmona, një qendër e rëndësishme në veri të vendit, ka udhëruar qytetarët e saj të shkojnë në vendstrehime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




