Gazeta Si – Raketat e lëshuara nga luftëtarët e Hamasit drejt Izraelit që nga orët e para të mëngjesit të së shtunës arritën edhe në zonën ku po zhvillohej Festivali i Muzikës Nova.
Sipas një zëdhënësi të organizatës rabinike, Zaka, përgjegjëse për gjetjen e kufomave në zonat që kanë qenë skenë sulmesh apo dhune të tjera, janë gjetur 260 trupa, por “kërkimet ende nuk janë përfunduar”.
Të paktën 750 persona u zhdukën të shtunën. Ndërkohë, Hamasi thotë se tani për tani nuk po negocion pengjet: as për rrëmbyesit e plagosur, as për fëmijët.
Nature Party, The outdoor trance music festival was held in honor of the Sukkot festival. Produced by NOVA productions, it began at 11 p.m. and continued all night, attended by thousands of Israelis aged 20-40 from all over the country, according to Reuven. Here's a video of the… pic.twitter.com/502lVIuCcV
— Real Life Footage (@RealLifeFootage) October 8, 2023
Sipas mediave izraelite, SHIN Bet, shërbimi i sigurisë së brendshme, dyshon se pengjet po mbahen në tunelet e nëndheshme të Gazës, të cilat janë në kufi me zonën e fortifikuar të Izraelit.
“Ishte një masakër, nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time, – tha një mjek izraelit i urgjencës, Yaniv, cituar nga BBC. – Ishte një pritë, ekipe terroristësh i prisnin para daljeve të emergjencës”, tha ai.
Disa video tregojnë sulmin e milicëve të Hamasit në mëngjes, të shtënat dhe arratisjen e disa të rinjve që po iknin të tmerruar në mes të shkretëtirës.
Festivali i muzikës elektronike festoi Natyrën për festën hebraike të Sukkot pranë kibucit Reim, afër kufirit me Rripin e Gazës.
Sipas televizionit publik Kan, inteligjenca izraelite beson se Hamasi ishte në dijeni të festës dhe se qëllimisht i drejtoi disa nga militantët e tij në atë zonë.





Dëshmitarët okularë në festival thanë se persona të armatosur vranë disa pjesëmarrës, ndërsa dhjetëra të tjerë u morën peng.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video që tregojnë se disa pjesëmarrës janë marrë peng. Një dëshmitar okular i tha CNN se filloi të dëgjonte zhurmë sirenash dhe raketash gjatë sulmit.
“Ne nuk kishim as ku të fshiheshim, sepse ishim në një hapësirë të madhe. Të gjithë u kapën nga paniku dhe filluan t’i merrnin gjërat e tyre”, – tha një dëshmitar, i cili shtoi se kishte parë viktima të shumta në vendngjarje.
Sipas gazetës “Times of Israel”, në festë morën pjesë mijëra izraelitë të moshës nga 20 deri në 40 vjeç nga i gjithë vendi, por kishte edhe shtetas të huaj.
Një tjetër dëshmitar okular duke folur për BBC tha se persona të armatosur hapën zjarr kur pjesëmarrësit e festivalit vrapuan në një pyll ngjitur për t’u fshehur.
“Ata shkuan pemë pas peme dhe qëlluan. Kudo. Nga dy anët. Pashë njerëz që vdisnin kudo”, tha Gili Yoskovich.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



