Nga Gazeta ‘SI’ – Impianti më i madh fotovoltaik në Ballkanin Perëndimor, që ndodhet në Shqipëri ka përfunduar procesin e ndërtimit.
Parku i Karavastasë, ndërtuar nga kompania franceze Voltalia pret që brenda pak ditëve të nisë prodhimin e energjisë nga dielli. Kapaciteti i tij është 140 MW dhe në total projekti kapi vlerën e 135 mln eurove.
Voltalia u shpall fituese në një ankand të hapur nga qeveria shqiptare, duke e bërë atë dhe përfituese të shumë lehtësirave të tjera, si p.sh sigurimi i tregut të shitjes.
Qeveria shqiptare do të blejë të paktën gjysmën e energjisë së prodhuar nga ky park me çmim 24.89 euro për megavat.
Finalizimi i Karavasta Solar dhe nisja e prodhimit të energjisë do ta bëjë atë më të madhin në të gjithë rajonin, të paktën deri më tani.
E njëjta kompani ka fituar të drejtën dhe për një tjetër park solar, në qytetin e Durrësit. Investimi do t’i kushtojë kompanisë rreth 100 mln euro, ndërsa kapaciteti prodhues do të jetë 140 megavat, ku gjysma do të blihen me çmimin 24.89 euro nga shteti shqiptar dhe gjysma tjetër mund të shitet në treg të lirë nga vetë kompania.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.