Futboll

PSG nën akuzë, edhe Kilian Mbape në shënjestër: Lider vetëm për festa!

Gazeta Si – Shtypi francez ka shpërthyer pas humbjes ndaj Njukastëllit në Champions, duke shigjetuar edhe asin e sulmit. Në bankën e të akuzuarve edhe trajneri Luis Enrike.

Ishte e rëndë humbja 4-1 e së mërkurës, që komplikon rrugëtimin në Champions, ndaj dhe PSG ka përfunduar në syrin e ciklonit. Tifozët dhe shtypi kanë reaguar ashpër, duke sulmuar edhe Kilian Mbape, të cilin e kanë përkufizuar si “lider të festave parisiene”.

“Kutoj vitin e kaluar frazën e tij të famshme kundër Nejmarit: ‘Duhet të ushqehemi mirë dhe të flemë mirë’. Ka bërë një përgatitje të dobët pas kaosit që krijoi, pastaj duhet të punonte fort, – ka thënë Daniel Riolo, editorialisti i ‘RMC Sport’. – Por po bëhet lider festash në Paris.

Është më shumë se një problem: duke marrë në konsideratë festat që Mbape po organizon dhe reputacionin që po ndërton në Paris, me gjithë njerëzit që flasin për të. Duhet të ketë shumë kujdes për gjërat që mund t’i ndodhin në të ardhmen”.

Përveç Mbape, në qendër të kritikave është edhe trajneri Luis Enrike, i sulmuar ashpër për faktin që përdori rreshtimin 4-2-4 ultra ofensiv pa asnjë ekuilibër. “Jam përgjegjësi kryesor i rezultatit. I pari dhe i vetmi përgjegjës.

Nuk kishte asnjë problem me sjelljen e lojtarëve në fushë, – ka thënë trajneri spanjoll pas dështimit në tokën angleze. – Rezultati është i drejtë, por pak i ekzagjeruar. Jam i kënaqur me atë që bënë lojtarët, përveçse 30 metrave të fundit. Bënë atë që prisja prej tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë