Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi arriti në Samitin Evropian të Komunitetit Politik në Granada të Spanjës, ka paralajmëruar disa takime bilaterale.
Ai para reporterëve serbë ka thënë se do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, takime për të cilat është shprehur se pret që të jenë të vështira.
Në samitin që ka nisur së mbajturi në Spanjë pritet që të flitet edhe për situatën e fundit në Kosovë, pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit.
Vuçiç iu përgjigj shkurt pyetjes se si Serbia do të dalë nga kriza aktuale pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.
“Do të dalim nga kjo krizë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



