Gazeta Si – Aleks Del Piero është shumë pranë rikthimit në futboll. Sipas zërave që vijnë nga Arabia Saudite, ish-kapiteni i Juventusit pritet të emërohet drejtor sportiv i Al Nasr, skuadrës ku mes të tjerëve luan edhe Kristiano Ronaldo.

Ikona e Juventusit është përfolur më parë për një post në klubin e tij të zemrës, por kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani. Arabia Saudite, përveç lojtarëve me emër, tashmë po mundohet të afrojë edhe figura të tjera të njohura të futbollit botëror në role drejtuese.
Tifozët e Juventusit duhet të presin akoma për ta parë idhullin e tyre në një pozicion drejtues në klub. Sa herë që Del Piero është i pranishëm në stadium, ata shpërthejnë në ovacione, por te Juventusi nuk janë bindur ende për t’i dhënë një detyrë të rëndësishme ish-sulmuesit. Një detyrë që ka menduar t’ia japë Al Nasr aktualisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




