Gazeta Si – Lajmin e ka dhënë nga Rabati Mohamed VI, mbreti i Marokut, me një komunikatë zyrtare. Tri ndeshje do të zhvillohen në Argjentinë, Uruguaji dhe Paraguaji.
“Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s aprovoi në unanimitet dosjen Marok-Spanjë-Portugali si kandidaturë e vetme për organizimin e Kupës së Botës 2030 në futboll”. Njoftimi vjen nga mbreti i Marokut, Mohammed VI, në një komunikatë të shpërndarë nga agjencia MAP.

FIFA ka shpjeguar se Ekzekutivi ka zyrtarizuar kandidaturën e vetme të tre vendeve, por ka saktësuar se duke qenë se 2030-a është edicioni i 100-vjetorit (në Uruguaj hera e parë, në 1930-ën) një ceremoni do të zhvillohet në Montevideo dhe tri ndeshje do të luhen në Argjentinë, Uruguaji dhe Paraguaji.
“Në një botë të ndarë, futbolli bashkon”, – ka thënë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, duke vënë në dukej faktin se vendimi bën që të luhet në vendet e tre kontinenteve të ndryshme. “Këshilli i FIFA-s, që përfaqëson gjithë botën e futbollit, ka vendosur që të festohet në mënyrën e duhur 100-vjetori i Kupës së Botës, edicioni i parë i së cilës është luajtur në Uruguaj, në 1930-ën.

Për pasojë, do të organizohet një festë në Amerikën e Jugut dhe 3 ndeshje aty. Në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj do të luhet nga një ndeshje. E para prej tyre do të luhet natyrisht në stadiumin ku gjithçka pati fillimin, në mitikun ‘Estádio Centenário di Montevideo’, për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Botës”, – shtoi Infantino.
Për herë të parë 6 skuadra do të jenë të kualifikuara direkt për në Botëror: Argjentina, Maroku, Paraguaj, Portugalia, Spanja dhe Uruguaj. Mbeten kështu 42 vende për skuadrat e tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




