Futboll

Gol ‘i rëndë’ për Arbnor Mujën, sulmuesi kuqezi shënon në Champions

Gazeta Si – Arbnor Muja shënon një gol, që me siguri do ta mbajë mend gjithë jetën. Sulmuesi kuqezi ka shënuar në Ligën e Kampionëve për Antverp, në ndeshjen ndaj Shakhtarit, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Muja ne momentin e shenimit te golit. Gazeta Si, 4 tetor 2023

Muja realizoi vetëm pas 3 minutash, me një veprim të bukur teknik në zonë, të finalizuar me një goditje precize. Fillim më të mirë nuk mund të kishte për lojtarin e Kombëtares shqiptare. Në ndeshjen e parë në grupe para tifozëve të vet, ai i ka përshëndetur me këtë gol.

Sulmuesi anësor e nisi ndeshjen titullar tek Antverp, ashtu si dhe të parën ndaj Barcelonës pak javë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë