Gazeta Si – Luis Van Gal rikthehet tek Ajaksi, ku ka fituar gjithçka. Trajneri i njohur holandez do të mbajë një detyrë të rëndësishme në klub, por jo atë të trajnerit. Ai do të jetë konsulent i këshillit të administrimit të Ajaksit.

Zyrtarizimi ka ardhur mbrëmjen e sa martës nga drejtuesit e klubit holandez. Ajaksi në fakt po kalon një krizë në këtë fillim sezoni, me rezultate të dobëta, çka solli edhe irritimin e tifozëve dhe shpërthimin e tyre në ndeshjen e ndërprerë me Fejnordin pak ditë më parë.
Van Gal, edhe pse në moshën 72-vjeçare, është ende në gjendje të japë shumë për futbollin dhe sidomos kur bëhet fjalë për atë holandez dhe një klub të madh si Ajaksi. Rikthimi i tij pritet të ketë një ndikim pozitiv.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




