Gazeta Si – Liga e Kampionëve vazhdon mbrëmjen e sotme me ndeshjet e dyta në grupet E, F, G dhe H. Mes disa ndeshjeve interesante mund të veçohen ato mes Borusia Dortmund dhe Milanit, si dhe mes Portos e Barcelonës.
Milani, pas barazimit në shtëpi me Njukastëllin, duhet të kalojë një provë të vështirë në ‘Signal Iduna Park’. Provën e ‘Murit të verdhë’, tifozëve të klubit gjerman të njohur në gjithë botën për mënyrën si e përcjellin ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Trajneri Stefano Pioli ka disa mungesa, ku më shumë rëndojnë ato të mesfushës, Kruniç dhe Loftus Çik. Borusia është mundur në ndeshjen e parë dhe sot do të kërkojë maksimumin para tifozëve të saj, por Milani është një ekip me stof Championsi dhe nuk kalohet lehtë. Pulisiç kthehet në stadiumin ku u bë i njohur.
Barcelona shkon sot në fushën e Portos. Përballen kështu dy skuadrat që kryesojnë grupin, pasi ndeshjet e para i kanë fituar. Lacio i Elseid Hysajt, pas barazimit me Atletiko Madrid, sot luan në fushën e Selltikut në Skoci.
Champions, xhiro e 2-të në grupe
Sot, ora 18:45
Antverp-Shakhtar
Atletiko Madrid-Fejnord
Ora 21:00
Selltik-Lacio
Crvena Zvezda-Jang Bojs
B.Dortmund-Milan
Porto-Barcelona
Njukastëll-PSG
Lajpcig-Mançester Siti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




