Futboll

Interi i falet Markus Turam, Reali ngrin ‘Maradonën’. M.Junajtid prek fundin

Gazeta Si – Një gol i Markus Turak ka nderuar Interin në ndeshjen e dytë në grupet e Championsit. Ishte një ndeshje e dominuar nga zikaltrit, të cilët shpërdoruan shumë dhe dy herë goditën shtyllën me Lautaro Martinez. Në fund ka vendosur goli i sulmuesit francez, që e ngjit Interin në krye, bashkë me Real Sociedad, me nga 4 pikë.

Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares shqiptare, luajti në minutat e fundit të ndeshjes, duke marrë vendin e Hakan Çalhanoglu.

Befasia më e madhe e mbrëmjes ishte humbja e dy skuadrave angleze, por sidomos e Mançester Junajtid. ‘Djajtë e kuq’ u mundën 2-3 nga Gallatasaraji, duke prekur kështu fundin, me 0 pikë pas dy ndeshjeve të para në grup. Një katastrofë e vërtetë për trajnerin ten Hag.

Real Madrid mbetet Real Madrid, gjithmonë i rrezikshëm në Champions, pavarësisht lojtarëve që ka në skuadër. Një autogol i portierit Meret ka ‘ngrirë’ stadiumin ‘Maradona’, me Napolin që ka humbur 2-3.

Bajern Mynih u surprizua fillimisht në Danimarkë nga Kopenhagen, që kaloi në avantazh, por më pas bavarezët përmbysën gjithçka me golat e Musiala dhe Tel. Arsenali është mundur në Francë nga Lens, me rezultatin 2-1.

Champions, xhiro e 2-të në grupe
Sot
Salcburg-Real Sociedad 0-2
Union Berlin-Braga 2-3
Kopenhagen-Bajern Munih 1-2
Inter-Benfika 1-0
Lens-Arsenal 2-1
Mançester J.-Gallatasaraj 2-3
Napoli-Real Madrid 2-3
PSV-Sevilja 2-2


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë