Ne rrjet

Rusia përgatit super-raketën bërthamore ‘Burevestnik’, mund të arrijë në çdo vend të tokës

Quhet “Burevestnik”, me një motor bërthamor dhe është i aftë të arrijë në çdo pikë të globit. Shenjat e një prove mund të bëhen në Arktik

Gazeta Si – Nuk kishin pasur sukses përpara sulmit në Ukrainë, por tani teknikët e raketave të Vladimir Putinit po përpiqen përsëri, të sigurt në aftësitë e tyre.

Në Arktik, sipas gazetës “New York Times”, janë gati të lëshojnë ose kanë lëshuar tashmë në ditët e fundit një super raketë me energji bërthamore, e aftë të arrijë çdo pikë të globit ose edhe të qëndrojë në fluturim për ditë të tëra: “Burevestnik” (emri i një zogu të detit).

Në të vërtetë, edhe testi i fundit i kryer në vitin 2019 (12 të tjerë ishin tentuar tashmë) nuk dha rezultatet e dëshiruara. Raketa u ngrit, por qëndroi në fluturim vetëm për dy minuta, duke mbuluar pak më shumë se tridhjetë kilometra, sipas ekspertëve. Nuk duket se reaktori atomik është aktivizuar.

Superarma e re është pjesë e atij “arsenali të çudirave” që presidenti rus shpalli në mars 2018. Dhe është veçanërisht shqetësuese, jo aq për aftësinë e saj për të qëndruar në fluturim edhe pas një holokausti të mundshëm bërthamor në vijimësi të një përplasjeje mes superfuqive.

Por më tepër sepse, në rast aksidenti, edhe testet e thjeshta mund të shkaktojnë që mbetjet e zbërthyeshme të bien në territoret e përfshira.

“Burevestnik” (Skyfall, sipas kodit të NATO-s) duket se është paksa një raketë Armageddon, kërcënimi përfundimtar kundër armiqve, edhe pse ata mund të shpresojnë të shkatërrojnë plotësisht Rusinë me një sulm masiv.

Në çdo rast, çdo arsenal “Burevestnik” i grumbulluar nga Moska do të mbetej në fluturim, duke goditur automatikisht qytetet kundërshtare edhe pas humbjes totale.

Nga armët e shpallura nga Vladimir Vladimirovich pesë vjet më parë, dy janë testuar pozitivisht dhe janë në funksion.

Raketa ndërkontinentale “Sarmat”, e aftë për të arritur objektivat në 16 mijë kilometra, e cila gradualisht po zëvendëson Voevoda-n e vjetër (Satani, sipas klasifikimit të NATO-s), të cilat kanë një rreze veprimi prej dhjetë mijë kilometrash.

Pastaj është raketa “Kinzhal”, me rreze të ndërmjetme (deri në dy mijë kilometra), e cila u përdor nga Moska në Ukrainë.

Por kreu i shtetit kishte folur edhe për mjete absolutisht të “pandalshme”, mbi të cilat punonin teknikët rusë.

Ndërkohë, siluri “Poseidon”, sërish me energji bërthamore dhe për këtë arsye i aftë të qëndrojë nën oqeane për ditë apo edhe vite, është gati të godasë kudo në glob.

Megjithatë, nuk është ende në fazën e testimit. Pastaj “Avangard”, një kokë bërthamore rrëshqitëse e cila, pasi të lëshohej, do të arrinte në pjesën e sipërme të stratosferës për të fituar një shpejtësi të barabartë me njëzet herë më të madhe se ajo e zërit dhe më pas do të zbriste drejt çdo objektivi.

Së fundi, Putin foli edhe për një armë lazer jashtëzakonisht të fuqishme. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ajo është “Zadira”, e përdorur tashmë në Ukrainë për të verbuar satelitët.

Por një version më i fuqishëm madje do të ishte në gjendje t’i shkatërronte ato, ku më pak se një muaj më parë në Shën Petersburg Putini e testoi.

Moska madje po studion armët bazuar në parimet e reja të fizikës, të cilat “do të jenë në gjendje të garantojnë siguri për çdo shtet në perspektivën e ardhshme historike”.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë