Futboll

Champions/ Interi sot ndaj Benfikës për fitoren e parë, Napoli pret Real Madrid

Gazeta Si – Liga e Kampionëve rikthehet sot me xhiron e dytë të ndeshjeve në grup. Konkretisht luajnë ndeshjet e dyta Grupet A, B, C dhe D. Në fushë zbresin emra të mëdhenj si, Real Madrid, Bajern Mynih, Inter, Mançester Junajtid dhe Arsenal.

Interi i Asllanit kërkon fitoren e parë në grup, pas barazimit në fushën e Real Sociedad. Zikaltrit presin Benfikën, një skuadër që në Champions tregon gjithmonë nivel të lartë, pavarësisht shitjeve të lojtarëve cilësorë që bën çdo verë.

Trajneri Simone Inzagi nuk ka të gatshëm për këtë sfidë lojtarë si Fratezi, Sensi dhe Arnautoviç. Shpresat janë te kapiteni Lautaro Martinez, që po kalon një moment shumë të mirë. Asllani mund të marrë minuta edhe sot në mbrëmje.

Napoli kampion i Italisë pret Realin e Madridit, me trajnerin Karlo Ançeloti që kthehet në qytetin ku ka drejtuar kohë më parë. Bajerni i Mynihut shkon në fushën e Kopenhagenit, kurse Mançester Junajtid pret Gallatasarajin.

Champions, xhiro e 2-të në grupe
Sot, ora 18:45
Salcburg-Real Sociedad
Union Berlin-Braga
Ora 21:00
Kopenhagen-Bajern Munih
Inter-Benfika
Lens-Arsenal
Mançester J.-Gallatasaraj
Napoli-Real Madrid
PSV-Sevilja


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë