Gazeta Si – Armando Broja përjeton sërish adrenalinën e golit. Pas gati një viti (8 tetor 2022 goli i fundit) sulmuesi shqiptar ka shënuar për Çelsin në ndeshjen me Fulhemin, që e nisi titullar.

Broja devijoi drejt portës kundërshtare topin e gjuajtur nga një mbrojtës, në tentativë për ta larguar. Futbollisti shqiptar nuk i ka përmbajtur dot emocionet, duke pasur parasysh periudhën e vështirë që ka kaluar.
⚽️ 🏴 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Fulham 0-2 Chelsea | Armando Brojapic.twitter.com/vrTrH5Ajwa
— FootColic ⚽️ (@FootColic) October 2, 2023
Kujtojmë që Broja vinte nga një dëmtim i rëndë që pësoi në dhjetor të vitit të kaluar. Javët e fundit kishte marrë pak minuta nga trajneri Poçetino, kurse sot e filloi ndeshjen si titullar dhe arriti të gjejë rrugën e rrjetës.
Një gol ky që mund të shërbejë edhe si një lloj ‘nxemjeje’ para sfidës me Çekinë më 12 tetor. Broja po rikthehet në një moment, kur Shqipëria e trajnerit Silvinjo ka shumë nevojë për të. Megjithatë, duhet pritur, pasi ndeshja e sulmuesit kuqezi zgjati vetëm 65 minuta. Ai ndjeu një shqetësim muskulor dhe u zëvendësua me Sterling, ndërsa Çelsi fitoi 0-2.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




