Nga Gazeta ‘Si’-Në një artikull dedikuar kryeministrit të ri të Sllovakisë, Robert Fico, The Economist aludon se Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, ka gjasa që të largohet nga kjo detyrë.
The Economist raporton se Fico si një aleat i ngushtë i Lajçak, mund t’i ofrojë atij një rol në qeverinë e tij duke e emëruar në detyrën e tij të vjetër si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë.
Lajçak edhe më parë ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe si President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për seancën e 72-të (2017-2018).
Robert Fico, dy herë kryeministër i Sllovakisë, ra nga pushteti në vitin 2018 pas vrasjes së një gazetari që hetonte korrupsionin e nivelit të lartë, që çoi në protesta masive.
Tani ai duket se do të udhëheqë vendin e tij edhe një herë. Partia Smer e zotit Fico mori 23% të votave, duke dalë e para në zgjedhjet e 30 shtatorit.
Kjo e vendos atë në një pozitë të fortë për të formuar qeverinë e ardhshme, në koalicion me një parti që dikur u nda nga e tija, plus një parti tjetër, e ekstremit të djathtë , lideri i së cilës ka qenë prej kohësh një nga mbështetësit më të vendosur të Rusisë.
Gjatë tre dekadave në politikën sllovake, Fico u ndal në politikën e brendshme të majtë, ndërsa politika e jashtme ishte një prioritet më i vogël.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



