Drejtësia

Operacioni ‘Kurrë mos harro’/ Lihen në burg anëtarët e bandës së Laert Haxhiut!

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 10 prej të arrestuarve si pjesë e grupit të Laert Haxhiut. Ndërsa për Fatjon Veliun u caktua masa e shtrimit të detyruar në spital.

Të arrestuarit akuzohen për disa ngjarje të rënda, mes tyre 6 vrasjeve. Zona e gjykatës në Elbasan ishte “blinduar” nga policia këtë të diel.

Prokuroria e Elbasanit kërkoi arrest me burg për 11 të arrestuarit, mes tyre edhe i penduari i drejtësisë, Artan Tafani. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata.

Avokati i Klea Gjatës, vajzës së arrestuar e cila dyshohet se ka pasur lidhje dashurie me Haxhiun, është shprehur se prokuroria ka përdorur metoda ekstraligjore. Sipas tij nuk ka mundësi që për 3 ditë të ketë verifikim dhe konfirmim thëniesh të një të penduari.

LEXO EDHE:
- Video / Si u arrestua Artan Tafani në një hotel, i penduari që shkatërroi grupin e Laert Haxhiut
- Kush janë 12 të arrestuarit e ‘Never Forget’! Laert Haxhiu pas 16 krimeve, Rrumbullaku pret ekstradimin e tij (video)
- 6 vrasjet (2 në Greqi) që zbuloi bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani për llogari të grupit të Laert Haxhiut
- Megaoperacioni i policisë / I arrestuari për 40 mijë euro në Tiranë tregon 6 vrasjet e grupit të Laert Haxhiut
- Greqi, gjykata rrëzon kërkesën e prokurorisë shqiptare për ekstradimin e Laert Haxhiut
- Masakra e Lushnjës në 2017, arrestohet në Greqi Laert Haxhiu, i dënuar me 18 vite burg
- Laert Haxhiu tentoi t’i ikë policisë greke, gjatë ndjekjes u përplas me tre makina të tjera

“Ka një mungesë motivacioni të prokurorisë në veprimet hetimore të saj… Nuk ndodh që për 3 ditë të ketë verifikim dhe konfirmim thëniesh të një të penduari… Organi akuzës ka përdorur metoda ekstra ligjore për interesa të caktuara”, tha avokati i Klea Gjatës, Detar Hysi.

“Kurrë mos harro” është megaoperacioni që çoi në pranga 12 persona, 4 në kërkim që akuzohen për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh. Policia e Shtetit i zbardhi këto krime falë të penduarit, Artan Tafani, 39-vjeçari anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares. Artan Tafani u arrestua tre muaj pas grabitjes nën kërcënimin e armës së një shume prej 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 24 qershor 2023. Ai u arrit të identifikohej nga agjentët e Komisariatit nr. 6 përmes ADN-së.

Kapja e tij do të rezultonte në një bashkëpunim të shpejtë për të rrëfyer disa prej vrasjeve që kanë tronditur vendin në vitet 2018-2021 në Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës. Pendesa e tij vijoi me operacionin “Kurrë mos harro” ku u firmosën 15 urdhërarreste, nga të cilat 11 janë ekzekutuar ndërsa 4 janë ende në kërkim.

Të arrestuarit që dolën para gjykatës:
1-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç
2-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç
3-Ligor Romaçka, 31 vjeç
4-Erisiano Abedini, 32 vjeç
5-Bledar Berberi, 34 vjeç
6-Maringlen Topuzi, 37 vjeç
7-Bujar Abedini, 49 vjeç
8-Enriko Xhahysa, 23 vjeç
9-Klea Gjata, 27 vjeçe,
10-Idriz Manej, 68 vjeç
11-Fatjon Veliu, 36 vjeç

Sa i përket Laert Haxhiut, ai ndodhet i burgosur në Greqi. I konsideruar si person i shumëkërkuar nga policia shqiptare, ai u kap në Janinë në maj të këtij viti.

Haxhiu po lëvizte me një makinë BMW, kur u arrestua nga autoritetet atje, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Por përpara se të viheshin në pranga, ata tentuan t’i iknin policisë greke. Gjatë kësaj kohe përplasën të paktën 3 makina të tjera e më pas përfunduan duke goditur edhe një bordurë. Krahas arrestimit, policia u gjeti 3 shqiptarëve dhe 1400 Euro.

Laert Haxhiu ishte në kërkim që prej vitit 2017, kohë kur u dënua fillimisht nga Gjykata e Lushnjes me 18 vjet burgim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si autor i një ngjarje në 2016 ku mbetën të plagosur dy persona. Ngjarje kjo që si zanafillë ka hakmarrjet që lidhen me konfliktet e vjetra të bandës së Lushnjes. Sakaq Haxhiu gjithashtu rezulton person i përfshirë edhe në çështje të trafikut drogës në Shqipëri dhe i dënuar nga Gjykata e Durrësit.

6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh janë zbardhur nga Policia e Shtetit falë të penduarit, Artan Tafani. 39-vjeçari është anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares dhe ka zbuluar disa ngjarje të rënda kriminale.

Tafani u arrestua para një jave për vjedhjen e 30 mije eurove në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit, krim i ndodhur para 3 muajsh. Pasi u arrestua nga policia, ai ka treguar me detaje ngjarjet kriminale ku ka marrë pjesë bashkë me anëtarët e tjerë të grupit (Lexo më shumë).

Në lidhje me operacionin e policisë “Never Forget” u lëshuan 16-urdhërarreste. 4 prej tyre nuk janë ekzekutuar ende pasi këta persona ndodhen në kërkim.

Të shpallurit në kërkim:
1-Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç
2-Firdeuss Berberi, 22 vjeç,
3-Kristi Bixheku, 28 vjeç
4-Ederin Caushi, 36 vjeç.

Akuzat për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut:

- Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku [2 herë] ), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli)
- Lulzim Spahija (Arapi), akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele).
- Ligor Romacka, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (2 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
- Erisiano Abedini i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku).
- Bledar Berberi i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj).
- Maringlen Topuzi i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)
- Idriz Manej, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), të parashikuar nga neni 78 e 25 të Kodit Penal.
- Fatjon Veliu, i akuzuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).
- Bujar Abedini, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi).
- Enriko Xhahysa, i akuzuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)
- Klea Gjata e akuzuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Krime që nisin me Aldo Baren:

- Masakra e Lushnjës, babai i Leart Haxhiut akuzon prokuroren: Djali im është i pafajshëm
- Zbardhet vrasja e 2019-s në Lushnjë/ Gjykata jep 3 masat e arrestit, 2 prej të akuzuarve janë në burg në Greqi dhe tjetri në Shqipëri
- Masakra e Lushnjës në 2017-n, SPAK kërkon burg përjetë për Anterio Kaloshin dhe Orges Bilbilin
- Shteti ishin ata… gjoba dhe rrëmbime. Si u krijua organizata e Aldo Bares? I madhi… profesori dhe kryetari
- ‘E vranë me bukë në gojë… ia hoqa’! Rrëfimi i të afërmve të rivalit të bandës: Aldo Bare më tha kur më vranë vëllain, nuk pyes për njeri!
- ‘Hipi në makinë me dëshirë…’. Një rikthim, rrëfime dhe dëshmi tek historia e bandës famëkeqe të Lushnjës
- Masakra e Lushnjës, kalon për gjykim dosja në ngarkim të 3 personave
- OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë, rivali i Aldo Bares kapet për trafik droge në Maqedoni
- Çfarë gjeti policia në shtëpinë e të kërkuarit të veshur me luks Orgest Bilbili
- I kërkuari për vrasje refuzoi identifikimin. Polici e plagos në këmbë, plagoset edhe një kalimtare
- Lushnjë, biznesmeni ekzekutohet duke pirë kafe

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë