Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare në futboll për femra pësoi sot humbjen e parë në grup në Ligën e Kombeve. Vajzat kuqezi u mundën 1-0 në Belfast nga Irlanda e Veriut, ku ato zhvilluan një ndeshje deri diku të mirë.
Shqipëria, e drejtuar nga trajneri Armir Grima, e nisi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Gjergji, Tukaj, Maliqi, Curraj, Gjini, Hilaj, Berisha, Bashka, Doçi dhe Maksuti.

Megi Doçi tentoi të gjente golin me një gjuajtje jashtë zone, kurse portierja Rexhepi shpëtoi dy herë portën nga sulmet e irlandezeve. Në pjesën e dytë skuadra vendëse shënoi golin e fitores me Uejd.
Vajzat kuqezi u përpoqën të bënin diçka për të barazuar, por nuk patën mundësi. Ndeshja ka përfunduar me humbjen 1-0. Disa ditë më parë Kombëtarja jonë barazoi me Hungarinë në Shkodër dhe pas 2 ndeshjesh ka vetëm 1 pikë, që do të thotë vendi i fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




