Gazeta Si – Gabimet në ndeshjen e fundit ndaj Sasuolos kanë shtuar zërat për një largim të mundshëm në fund të sezonit të Vojcieh Sheznit nga Juventusi. Pavarësisht besimit të shprehur nga trajneri Masimiliano Alegri, portieri polak mund të dalë në shitje.

Në verë u fol për një kalim të tij te Bajern Mynih, por lëvizja nuk u krye, duke lënë të hapur mundësinë e rinovimit. Tani problemet që portieri shfaqi ndaj Sasuolos rindezën zërat në lidhje me një mbyllje të raportit mes tij dhe Juventusit. ‘Zonja e vjetër’ ka në vëmendje Xhanluixhi Donarumën, që po përjeton një periudhë jo të thjeshtë te PSG.
Shezni ka kontratë me Juventusin deri më 30 qershor 2025, por mund të largohet në rast ofertash, që duhet të jenë më të larta 15 milionë euro. Klubi bardhezi mund ta shesë numrin 1 për t’u hedhur në sulm pastaj për afrimin e titullarit të kombëtares italiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




