Kosova

‘Ku i morën uniformat dhe armët’, Vuçiç: Nuk janë uniforma serbe, blihen kudo! Serbia qendrore nuk është e përfshirë

Nga Gazeta ‘Si’-Gjatë konferencës së mbrëmshme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mori në mbrojtje agresorët serbë dhe theksoi se Serbia nuk ishte e përfshirë në këtë situatë.

Fajin për ngjarjet në veri ia hodhi kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, duke thënë se serbët lokalë në veri kanë reaguar ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Kur u pyet nga gazetarja e televisionit N1 se ku i kanë marrë serbët këta armë dhe uniformat, ai reagoi ashpër duke thënë se ajo po e akuzon Serbinë.

“Këto nuk janë uniforma të ushtrisë dhe policisë serbe. Ato blihen kudo në treg dhe mund të merren kudo, ashtu si armët”, ka theksuar Vuçiç.

Sipas tij, gjithçka erdhi nga rebelimi i serbëve në veri.

“Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë