Kosova

Vuçiç takim me ambasadorin rus: Në Kosovë po bëhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti

Nga Gazeta 'Si' - Mes tensioneve në veri të Kosovës, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Vuçiç i ka bërë me dije ambasadorit rus, se sipas tij, në Kosovë dhe Metohi po kryhen spastrime etnike brutale të organizuara nga Albin Kurti.

LEXO EDHE:
Vuçiç mbron agresorët dhe paralajmëron ngjarje të tjera tragjike nëse nuk formohet Asociacioni: Njohja e Kosovës të harrohet

“Një bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Federatës Ruse, Alexander Bochan-Kharchenko. Mirënjohës që i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E informova Bocan-Harçenkon për faktin se në Kosovë po bëhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Takimi u mbajt në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Median i Presidentit të Republikës.

Të dielën, Vuçiçi e fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada “duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë