Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Botërore e rendit Shqipërinë ndër vendet me ‘varfëri energjetike’ më të lartë në Europë, sipas përballueshmërisë së saj nga qytetarët.
Në raportin e fundit, për transformimin e sistemit të ngrohjes në rajon, BB parashikon 3 skenare për Shqipërinë dhe përllogarit se sa mund t’i kushtojë vendit tonë ky tranzicion.
Në skenarin e parë, që quhet ‘eficiencë e ulët energjetike’ BB thotë se Shqipërisë do t’i kushtojë 7.1 mld dollarë rikonstruktimi i banesave dhe 697 mln dollarë zëvendësimi i sistemit të ngrohjes.
Në skenarin e dytë, ‘eficiencë e moderuar energjetike’, BB llogarit 9.5 mld dollarë për rikonstruktim banesash dhe 523 mln për zëvendësimin e sistemit ngrohës.
Në skenarin final, ‘eficiencë agresive e energjetike’ rikonstruktimi i banesave do t’i kushtonte Shqipërisë 11.9 mld dollarë dhe sistemi i ri i ngrohjes 348 mld dollarë.

Sipas analizave të Bankës, cilësia e mirë e ndërtimeve redukton kostot e sistemit ngrohës.
Në të njëjtin raport, paradoksalisht, Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të banesave të reja, pas Kosovës.
“Stoku i ndërtesave të rajonit është gjithashtu i vjetëruar, shumë joefikas dhe është mirëmbajtur keq. Shumica e ndërtesave u ndërtuan mbi 40 vjet më parë, kur standardet e ndërtesave me efikasitet energjetik ose nuk u miratuan ose të zbatuara. Siç tregohet, në shumicën e vendeve, gjysma ose më shumë e ndërtesave të banimit janë ndërtuar para vitit 1980 (përveç Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Kirgistanit dhe Malit të Zi). Përveç kësaj, ka pasur nënmirëmbajtje kronike dhe nivele të ulëta të investimeve kapitale për riparime, të cilat së bashku me ritme të ulëta rinovimi, kontribuojnë në një gjendje shumë të cilësisë së dobët”, thuhet në raportin e BB-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



