Futboll

‘Kosova është Serbi’! UEFA tregohet e butë me Rumaninë, vetëm një ndeshje pa tifozë

Gazeta Si – UEFA ka dënuar Rumaninë me një ndeshje me dyer të mbyllura për shkak të koreve dhe banderolave pro Serbisë në ndeshjen me Kosovën, e luajtur më 12 shtator. Pritej një dënim më i rëndë në fakt për atë që ndodhi.

Në fillim të kësaj ndeshjeje, e vlefshme për kualifikueset e Europianit, ultrasit rumunë po këndonin “Serbia, Serbia”. Ishte momenti kur po ekzekutohej himni i Kosovës dhe organizatorët e ndeshjes u detyruan të ngrinin zërin për të mbuluar thirrjet që vinin nga tribunat e ultrasve.

Banderola e hapur nga tifozet rumune kunder Kosoves. Gazeta Si, 22 shtator 2023

Këta tifozë më pas shpalosën parullat “Basarabia është Rumani” dhe “Kosova është Serbi”. Pasi tifozët vazhduan me koret e tyre dhe nuk i hoqën parullat, ndeshja u ndërpre për 50 minuta, ndërsa pjesa tjetër e stadiumit vërshëllente ultrasit.

Më pas ndeshja rifilloi dhe përfundoi me fitoren 2-0 të Rumanisë. UEFA ka sanksionuar Federatën rumune me një gjobë prej 40 mijë eurosh dhe ka vendosur që ndeshja e radhës, ajo ndaj Andorrës më 15 tetor, të luhet pa tifozë. Një masë relativisht e butë kjo për një ndeshje të ndërprerë 50 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë