Gazeta Si – Ballkani, ekipin kampion i Kosovës, është i vetmi ndër shqiptarët që arriti të kualifikohet në fazën e grupeve në kompeticionet europiane. Për herë të dytë radhazi skuadra e Ilir Dajës merr pjesë në këtë fazë të Ligës së Konferencës dhe sot e ka nisur me një humbje minimale.

Kosovarët u mundën 1-0 nga Viktoria Plzen në transfertë. Çekët gjetën golin e fitores në minutën e 73-të. Deri atëherë Ballkani ishte mbrojtur mirë, ndërsa në fund tentoi të gjente barazimin, por edhe lëvizjet nga stoli të trajnerit Daja nuk dhanë rezultat.
LUKÁŠ KALVACH BREAKS THE DEADLOCK WITH A DEFLECTED EFFORT FROM DISTANCE!
— Football Report (@FootballReprt) September 21, 2023
📽️ @QJTXSJT pic.twitter.com/KLyOsYHy0x
Ballkani bën pjesë në Grupin C të Ligës së Konferencës, ku veç Plzenit ka si kundërshtarë edhe Dinamon e Zagrebit dhe Astanën. Ndeshja e sotme mes këtyre dy të fundit u fitua nga kroatët.
Duhet theksuar se kampionët e Kosovës vuajnë shitjen e dy prej lojtarëve të tyre më të mirë, Albion Rrahmanit në Rumani dhe Meriton Korenicës në Turqi. Edhe pse klubi ka bërë blerje, zëvendësimi i tyre është i vështirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




