Futboll

Asllani humbi shansin në Champions, kartoni e frenoi dhe nuk dha sinjalin që pritej

Gazeta Si – Kristjan Asllani luajti për herë të parë titullar këtë sezon me Interin. Trajneri Inzagi e hodhi në fushë në Champions ndaj Real Sociedad për të zëvendësuar Çalhanoglu të dëmtuar, ndërsa shtypi italian e konsideron një shans të shpërdoruar paraqitjen e mesfushorit kuqezi.

‘La Gazzetta dello Sport’ shkruan se Asllani dhe Arnautoviç nuk e shfrytëzuan si duhet mundësinë që iu dha. Në rastin e futbollisti shqiptar gazeta prestigjoze shkruan se paraqitja e tij u ndikua shumë nga kartoni i verdhë që ai mori që në minutat e para.

Asllani ndaj Real Sociedad. Gazeta Si, 21 shtator 2023

‘Asllani qëndroi në fushë për 55 minuta. Kishte detyrën të bënte të mos ndihej mungesa e Çalhanoglu, por është e vështirë, sepse tukru është lideri teknik i Interit, lojtari ku mbështeten të gjithë për topat e gjatë dhe zhvendosjen në fushë. Sigurisht, Kristjani nuk u ndihmua nga ndëshkimi i shpejtë me karton të verdhë.

Hasi vështirë në mesfushë, me hap të ngadaltë në krahasim me kundërshtarët e karikuar. Ndeshja e tij ishte me 24 pasime të sakta dhe 3 të gabuara, 5 topa të humbur dhe 1 të fituar, si dhe me 2 duele të fituar nga 3 të tillë.

Nuk ishte një guidë, ndoshta edhe sepse vështirë t’i kërkohej, duke qenë se vitin e kaluar ka qenë titullar pak herë dhe stadiumi i ndezur i ‘Reale Arena’ nuk ishte ideali për një djalosh 21-vjeçar. Inzagi gjithsesi priste një sinjal, që nuk erdhi, ndaj dhe e zëvendësoi, duke ia besuar rolin e regjisorit Mkhitarian”, – shkruan gazeta e madhe sportive italiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë