Gazeta Si – Supersfida e xhiros së parë të ndeshjeve në grupet e Ligës së Kampionëve, Bajern-Mançester Junajtid, është fituar 4-3 nga gjermanët. Edhe pse rezultati përfundimtar është i ngushtë, dominimi i bavarezëve ishte i dukshëm.
Sane, i ndihmuar edhe nga një gabim i portierit Onana, kaloi Bajernin në avantazh. Gnabri, pas një aksioni të bukur të Musialës, dyfishoi shifrat në pjesën e parë. Sapo nisi e dytë anglezët shkurtuan në 2-1 me Hojlund, por shpresat e tyre u prenë nga një penallti e akorduar me VAR dhe e kthyer në gol nga Kejn.
Dy golat e Kasemiros në minutat e fundit nuk e ndihmuan Mançester Junajtid të dilte me pikë nga kjo ndeshje, sepse mes tyre Bajerni shënoi edhe golin e katërt me Tel.

Interi barazoi 1-1 ndaj Real Sociedad. Një gafë e Bastonit solli golin e baskëve në pjesën e parë, me autor Mendes. Zikaltrit arritën të barazonin vetëm në minutat e fundit me anë të kapitenit të tyre, Lautaro Martinez, pas një asisti të Fratezit.
Kristjan Asllani e nisi titulalr ndeshjen, pasi trajneri trajenri Inzagi kishte bërë rotacion. Përveç tij, nga minuta e parë luajtën dhe Pavard, Karlos Augusto dhe Arnautoviç. Ndeshja e mesfushorit kuqezi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë që në fillim, zgjati 55 minuta.
Arsenali arriti një fitore bindëse në ndeshjen e parë në grup, ku mundi 4-0 holandezët e PSV-së. Saka, Trosard dhe Gabriel Jesus ‘hipotekuan’ fitoren e anglezëve që në pjesën e parë, në të dytën Odegard realizoi edhe golin e katërt.
Real Madrid ka marrë 3 pikët në ndeshjen me Union Berlin, por ka vuajtur shumë. Madrilenët shënuan vetëm një gol në minutën e 4-t shtesë me Belingham, beniaminin e ri në ‘Santiago Bernabeu’. Napoli fitoi 1-2 në fushën e portugezëve të Bragës.
Champions, faza e grupeve
Sot
Gallatasaraj-Kopenhagen 2-2
Real Madrid-Union Berlin 1-0
Arsenal-PSV 4-0
Bajern-Mançester Junajtid 4-3
Benfika-Salcburg 0-2
Braga-Napoli 1-2
Real Sociedad-Inter 1-1
Sevilja-Lens 1-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




