Menaxhim

Norvegjezët e Statkraft synojnë të bëjë kaskadën e Devollit më të fuqishme se Drini

Nga Gazeta ‘SI’ – Kompania norvegjeze Statkraft, përgjegjëse e dy hidrocentraleve në kaskadën e Devollit, do të zgjerojë më tej projektin e saj.

Në një marrëveshje të fundit me qeverinë shqiptare, Statkraft synon të shtojë kapacitetet e instaluara deri ne 1.600 megavat për të prodhuar në vit 789 gigavat energji.

Sipas këtyre shifrave, kjo do ta bënte kaskadën e Devollit më të madhen dhe më të rëndësishmen në vend duke lënë pas edhe atë të Drinit, me kapacitet 1.400 megavat.

“Shoqëria e Projektit ka kryer disa studime paraprake të cilat synojnë optimizimin e shfrytëzimit hidrologjik të lumit Devoll. Studimet tregojnë se ndërtimi i një impianti me sistemin e rezervës së pompuar mund të jetë i realizueshëm dhe do të ofronte një përdorim me të mirë të potencialit hidrologjik të kaskadës së lumit Devoll”, thuhet në dokument.

Marrëveshja e re parashikon që vitin e ardhshëm të kryejë studimin e fizibilitetit dhe deri në vitin 2025 të ketë përfunduar tenderimet. Ndërtimi do të nisë në 2026-n dhe operimi në vitin 2030.

Statkraft nisi kontratën koncesionare me Shqipërinë në vitin 2009 për të ndërtuar dhe operuan në operimin e hidrocentraleve Banjës dhe Moglicës, pjesë e kaskadës së Devollit.

Ajo ka ndërtuar mbi liqenin e Banjës centralin e parë fotovoltaik të këtij lloji në rajonin e Ballkanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë