Futboll

Italia rigjen buzëqeshjen me dopietën e Fratezit, fitorja e parë e erës Spaleti

Gazeta Si – Suksesi i parë për Spaletin si trajner i Italisë. Fratezi ishte njeriu kopertinë i fitores 2-1 të ‘axurrëve’ ndaj Ukrainës. Dopieta e tij ka rindezur shpresat për kualifikimin direkt në Euro 2024.

Italia e Luçiano Spaletit nuk ka gabuar në ‘San Siro’ kundër Ukrainës në kualifikueset e Euro 2024. Në Milano, me mbështetjen e 50.000 tifozëve, Italia ka marrë 3 pikët, e udhëhequr nga një super Fratezi, autor i një dopiete në pjesën e parë. Mesfushori i Interit shfrytëzoi fillimisht gabimin e Sudakov dhe pastaj çoi në rrjetë topin e kthyer nga gjuajtja e Xaniolos.

Në fundin e pjesës së parë Jarmolenko, me një “asist” të Dimarkos, rihapi ndeshjen, duke bërë që Italia të vuajë në pjesën e dytë, ku gjithsesi humbi disa raste, ndërsa Lokateli u ndal nga traversa.

Kjo fitore e parë e erës Spaleti rrit moralin e një skuadre që kishte nevojë për të rigjetur buzëqeshjen. Tani Italia beson më shumë te kualifikimi direkt, pasi mban vendin e 2-të, me pikë të barabarta me Ukrainën, me avantazhin i sfidës direkt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë