Gazeta Si – Është pezulluar gjatë pjesës së parë (minuta 18) ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë, për shkak të një banderole të tifozëve rumunë, ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Mesazhet politike nuk lejohen dhe gjyqtari francez i ndeshjes menjëherë e ka ndërprerë atë. Pasi parulla nuk u hoq, arbitri Uilli Delajod sinjalizoi që lojtarët e dy skuadrave të futen në dhomat e zhveshjes. Dhe kështu ka ndodhur. Rezultati në momentin e pezullimit ishte 0-0. Pas diskutimeve mes zyrtarëve të ndeshjes, loja rifilloi.
Vedat Murriqi u ndëshkua me karton të kuq pa u mbyllur pjesa e parë. Rumania shënoi dy gola në fundin e ndeshjes me Stanciu dhe Mihaila, ndërsa më parë kishte humbur edhe një penallti. Përtej rezultatit, v
Vedat Murriqi u ndëshkua me karton të kuq pa u mbyllur pjesa e parë. Rumania shënoi dy gola në fundin e ndeshjes me Stanciu dhe Mihaila, ndërsa më parë kishte humbur edhe një penallti. Përtej rezultatit, vëmendjen e mori ngjarja që ndodhi me tifozët rumunë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




