Shqipëria dhe Polonia luajtën sot në “Air Albania” një ndeshje vendimtare për fatin e kualifikueseve të Euro 2024 në Grupin E. Një fitore kjo e Shqipërisë që ka përcaktuar tashmë rrugëtimin e secilës prej këtyre kombëtareve.
Me sa duket, tifozët mendonin para ndeshjes se Shqipëria ka më shumë shanse për të fituar sfidën. Deri rreth një orë e gjysmë para fillimit të takimit, ky ka qenë trendi i dukshëm në sondazhin e publikuar nga UEFA në faqen e saj në internet rreth sfidës në fjalë.
Rreth 65% e tifozëve që kanë marrë pjesë në votim, i kanë dhënë fitoren palës shqiptare në këtë sfidë, ndërsa vetëm 31% mendojnë se fitorja do u shkojë polakëve. Ndërkohë, 4% mendojnë se ndeshja e sotme do të mbyllet në barazim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.